Shendet

Medikamenti i Covid-19 funksionon kundër të gjitha varianteve

Droga eksperimentale antivirale e kompanisë Merck & Co e Covid-19 është efektive kundër të gjitha varianteve të njohura të virusit, tha kompania të mërkurën. Studimet laboratorike kanë treguar se molnupiravir është efektiv kundër të gjitha llojeve të koronavirusit, por kompania shton se ilaçi është më efektiv kur jepet herët në rrjedhën e infeksionit.
“Molnupiravir synon polimerazën virale, një enzimë e nevojshme që virusi të bëjë kopje të vetes. Është projektuar për të punuar duke futur gabime në kodin gjenetik të virusit,” tha kompania.
Kompania testoi ilaçin e tij antiviral tek pcientët në fazën e tretë dhe analiza e fundit e të dhënave u prezantua gjatë Javës së Sëmundjeve Infektive, takimi vjetor i të gjitha organizatave të sëmundjeve infektive në Amerikë.
"Antiviralët oralë kanë potencialin jo vetëm për të zvogëluar kohëzgjatjen e sëmundjes së Covid-19, por gjithashtu kanë potencialin për të kufizuar transmetimin tek njerëzit në shtëpinë tuaj nëse jeni të sëmurë," tha Timothy Sheahan, një virolog në Universitetin e Karolinës së Veriut-Chapel Hill.
Carl Dieffenbach, drejtor i Divizionit të HIV/AIDS në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se të paktën tre antiviralë "premtues" për Covid-19 po testoheshin aktualisht dhe rezultatet e tyre priten në dimër.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë