Shqiptarët e Luginës së Preshevës, i kanë propozuar deputetit të zonës që ata të përdorin targa personifikuese me numrin 08, vetëm për ta dhe se janë në pritje nëse Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mund të bëjë një ndryshim të tillë. Këtë e tregon një qytetar nga Presheva për gazetasi.al, Hamdi Arifi.
Ai është i lindur në Medvegjë, banon në Prishtinë, por e viziton Medvegjën çdo fundjavë. Si menaxher i derivateve të naftës në Prishtinë atij i është dashur të ketë dy makina në pronësinë e vet, njërën me targa serbe për kudo dhe njërën me targa kosovare…për në Kosovë.
Vendimi për reciprocitetin e targave, ka ndikuar tek ai, por jo për keq, ndonëse situata e fundit e ka munduar.
Arifi tregon për gazetasi.al se ai sapo ka marrë targën provë të Kosovës e cila kushton 5 euro për dy muaj dhe është i gatshëm ta ndërroj menjëherë targën nëse qeveria e Kosovës ia lejon dhe t’a bllokojë atë serbe përgjithmonë.
Për këtë dhe shumë lehtësira të tjera, Arifi njërën ndër automjetet e ka regjistruar në Serbi dhe sigurisht me targa serbe. Sipas tij, kjo sepse leviz me lehtësi në kufi dhe në zonat e Preshevës, Bujanovcit etj, por nuk ka as probleme në kufi.

“Për ne është lodhje, vuajtje, maltretim të rrimë të presim, por mua më ka pëlqyer gjithmonë si ide. Duhet t’i tregojmë Serbisë që edhe ne jemi shtet”,- shprehet Arifi.
Hamdi Arifi është ndër të parët qytetarë të Medvegjës që ka marrë targën provë të Kosovës, të nesërmen e vendimit.
“Ata na marrin edhe lejeqëndrimin kur kalojmë kufirin, vetëm se po shkojmë në Serbi. Shumë mirë e kemi bërë!”
Të tjerë qytetarë në pritje të qendrës së regjistrimit të automjeteve shpresojnë që shumë shpejt të munden të marrin targën e Kosovës.
“Serbët që hyjnë në Kosovë thonë tani ‘po presim’, punë e madhe fort, ne kemi prit tërë jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




