Drejtësia

Skemë korrupsioni në Dibër, 1 mln lekë ryshfet për t’u punësuar si mësues

Dy persona janë arrestuar me urdhër të SPAK pas një operacioni të nisur një ditë më parë në Zyrën Arsimore të Dibrës. SPAK sqaron se gjithçka ka nisur, pasi një person, i identifikuar si H.SH., ka dashur të fillojë punë si mësues.

Për këtë arsye, ai ka kontaktuar me F.F,. punonjës i Këshillit të Qarkut Dibër. Ky i fundit i ka premtuar kundrejt shpërblimit që t’i sigurojë ndikim te drejtuesit e Zyrës Arsimore, në mënyrë që H.Sh., të punësohet si mësues.

Gjatë operacionit, menjëherë pas dorëzimit të shumës prej 100.000 lekësh nga shtetasi H.Sh.,kundrejt F.F., ka ndërhyrë policia, duke bërë arrestimin në flagrancë të tyre si dhe duke bllokuar provat materiale.

Sipas SPAK, shtetasi H.Sh. dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndërkohë, shtetasi F.F., dyshohet se ka konsumuar elementët e figurës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë