Kosova

Vuçiç ultimatum NATO-s: Presim 24 orë që të reagoni

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka rritur sërish tensionet në Kosovë, duke i dhënë një ultimatum NATO-s. Sipas tij, aleaca Veri-Atlantike ka 24 orë kohë, përpara se “Serbia të reagojë”.

Vuçiç i cituar nga mediat në Kosovë, është shprehuse se Serbia nuk ka hyrë ende në territorin e Kosovës sepse nuk ia lejon marrëveshja e Kumanovës”. “Ne nuk do të hyjmë me trupat tanë. Paqja është më e nevojshme”, tha kreu i shtetit serb por bëri dhe një paralajmërim.

“Ne presim që NATO-ja të reagojë, ne jemi duke pritur për 24 orë. Nëse vazhdon përndjekja e popullsisë, Serbia do të reagojë”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Reagimi i tij erdhi pasi Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, Jens Stoltenberg bëri të ditur se kishte diskutuar me kryeministrin Albin Kurti dhe me Vuçiçin lidhur me situatën ne veri. Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg theksonte se është e një rëndësie kyçe që Prishtina dhe Beogradi t`i rikthehen dialogut.

“Kam biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për nevojën e ç’tensionimit të situatës në veri të Kosovës. Është jetike që të dyja palët, Beogradi dhe Prishtina të përmbahen dhe t’i rikthehen dialogut. Mandati i NATO-s dhe i KFOR-it mbetet sigurimi i një mjedisi të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar Stoltenberg. Vendosja e reciprocitetit të targave të automjeteve nga Serbia në Kosovë shkaktoi reagimin e ashpër të serbëve lokalë që kanë bllokuar prej një jave tashme pikat e kalimit kufitar të Jarinjës dhe Bërnjakut, e kanë vendosur barrikada nëpër rrugë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë