Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas situates së acaruar në veri të Kosovës. Rohde, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se situata në veri duhet të qetësohet.
“Situata në veri ka nevojë të mos përshkallëzohet. Unë i bëj thirrje të dyja palëve që të flasin me njëri-tjetrin, para se të fajësojnë njëri -tjetrit. Mënyra më e mirë është të shikoni përpara: Takohuni në Bruksel për të gjetur një rrugëdalje sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar ambasadori Rohde.
The situation in the North needs deescalation. I urge both sides to talk to each other instead about each other. Best way forward: Meet in Brussels to find a way out as soon as possible
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 26, 2021
Lidhur me situatën në very, ka reaguar edhe diplomatja gjermane, Susanne Schutz, ish-ambasadore e Gjermanisë në Shqipëri. Përmes një postimi në Twitter, Schutz ka shkruar se çdo provokim mes kufirit Kosovë-Serbi duhet të ndalet.
“Çdo provokim në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndalet. Ne i bëjmë thirrje të dyja palëve që të mos përshkallëzojnë situatën dhe të takohen sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetje e plotë nga Bashkimi Evropian, Miroslav Lajcak, Josep Borrell”, ka shkruar Schutz. Schutz është drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Any provocations at the #Kosovo #Serbia border must stop. We urge both sides to deescalate and meet as soon as possible. Full support for 🇪🇺 @MiroslavLajcak @JosepBorrellF
— Susanne Schütz (@GERonWEB) September 26, 2021
Lidhur me situatën së fundmi ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Austrisë. Përmes një reagimi në Twitter, MPJ e Austrisë ka theksuar se zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata, jo në dhunë.
“Ne i dënojmë ashpër incidentet e mbrëmshme në Kosovë. Zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata, jo në dhunë. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga veprimet përçarëse dhe kërcënimet. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mënyrë e vetme për një të ardhme paqësore dhe integrim në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagim.
We strongly condemn last night‘s incidents in #Kosovo. Resolution of open issues lies in negotiation, not violence. All parties must refrain from divisive steps and intimidation. The EU-facilitated dialogue is the only way to a peaceful future and #EU integration!
— MFA Austria (@MFA_Austria) September 26, 2021
Më herët, edhe Shqipëria i ka kërkuar Serbisë që të tërheqë menjëherë forcat ushtarake të grumbulluara pranë kufirit me Kosovën dhe ka dënuar sulmet ndaj zyrave të shtetit të Kosovës në veri te vendit.
Ndërkohë, në ditën e shtatë të vendosjes së masës së reciprocitetit për targat me Serbinë, në veri të Kosovës situata ka vijuar të jetë e tensionuar edhe këtë të diel. Më serioze, situata duket në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, ku janë shënuar dhe disa incidente.
Në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës ka kaluar me automjete në qytetin e Zubin Potokut, duke shkuar rrugës për në Bërnjak. Zubin Potoku është një zonë me shumicë serbe dhe shpesh aty ka pasur shumë incidente.
Në mesditën e sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me liderët e partive opozitare dhe kanë diskutuar për situatën në veri të vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




