Këshilltarët e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se dozat përforcuese duhet t'u ofrohen njerëzve në moshën 65 vjeç e lart, të moshuarve në shtëpitë e pëlqeve dhe personat nga mosha 50 deri në 64 vjeç që kanë probleme shëndetësore të rrezikshme. Doza shtesë do të jepet pasi këta persona të kenë kaluar 6 muaj nga doza e tyre e dyte.
Më tej ekspertët kanë këshilluar se nëse ka dëshmi dhe studime bindëse se të rinjtë janë në rrezik për të mos arritur imunitet apo kanë probleme shëndetësore kronike, mund të marrin një dozë të tretë.
Por këshilltarët refuzuan që punonjësit e kujdesit shëndetësore dhe të tjerët që janë të shëndetshëm, të mos e marrin dozën e tretë.
Megjithatë sipas këshilltarëve përparësi është që njerëzit të marrin të gjithë dozën e parë.
"Ne mund t'u japim dozë shtesë njerëzve, por kjo nuk është me të vërtetë përgjigja për këtë pandemi. Spitalet janë plot sepse njerëzit nuk janë të vaksinuar, kështu që thelbësore është vaksinimi me dozën e parë," tha Helen Keipp Talbot nga Universiteti Vanderbilt,SHBA.
Të Mërkurën, Administrata e Ushqimit dhe Barnave, rekomandoi gjithashtu që doza e tretë e vaksinës të bëhet kur është tepër e nevojshme dhe njerëzit nuk kanë krijuar antitrupa mjaftueshëm.
Plani i dozës përforcuese shënon një ndryshim të rëndësishëm në vaksinimin e kombit. Britania dhe Izraeli tashmë po përdorin një dozë të tretë në popullatën mbi 60 vjeç edhe pse kanë kundërshtime të forta nga Organizata Botërore e Shëndetit që vendet e varfra kanë ende të pa vaksinuar me dozën e parë.
Të dhënat e CDC tregojnë se vaksinat ende ofrojnë mbrojtje të fortë për të gjitha moshat, por ka një rënie të lehtë të antitrupave mes të rriturve.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.