Shendet

Alimehmeti: Vala e variantit Delta po thyhet

Mjeku epidemiolog Ilir Alimeheheti është shprehur se variantit Delta po i vjen fundit në vendin tonë. Mjeku ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se më 30 gusht ishte përllogaritur që piku i valës Delta në Shqipëri do të arrihej ndërmjet datave 5 dhe 15 shtator 2021!
E sipas ekspertit më 14 shtator pamë sinjalet e para të fillimit të rënies, me rënien për herë të parë të rasteve aktive (-147).
“Megjithatë, tashmë e kemi mësuar që duhet të presim të paktën një javë dhe idealisht dy javë për të qenë më të bindur për trajektoren. Të gjithë indikatorët epidemiologjikë tregojnë qartë fillimin e rënies që javën e kaluar!,” ka shkruar Alimehmeti, i cili shpjegon më tej se gjatë kësaj jave ka rënë mesatarja javore e rasteve të reja, ka rënë numri i rasteve aktive dhe është në rënie mesatarja e përqindjes së pozitivitetit të testimeve në bazë 7 ditore!
Por mjeku shkruan se duhen edhe disa javë përpara se të ketë ulje të indikatorëve plotësisht.
“Fatkeqësisht humbjet e jetës janë më të vonuara me 10-14 ditë në krahasim me rastet e reja dhe rënia e tyre do të fillojë në gjysmën e parë të tetorit, nëse rënia e rasteve është e vazhdueshme! Deri atëherë këshillat janë të thjeshta nëse nuk jeni të imunizuar (as të shëruar dhe as të vaksinuar): Vaksinohuni nëse nuk e keni të kundraindikuar, ruani distancën, evitoni grumbullimet!,”përfundon eksperti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë