Rend dhe Ligj

Transportonte Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, furgoni i burgut përplas karrocën me kalë

Një furgon i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në Elbasan, është aksidentuar mesditën e kësaj të mërkure me një karrocë me kalë teksa po transportonte një të dënuar.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ndodhur në aksin Bradashesh-Kusarth dhe mësohet se ai po transportonte në Gjykatën e Elbasanit, Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

I burgosuri dhe policët nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa qytetari që ndodhej mbi karrocën me kalë është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sanxhaktari akuzohet për vrasjen e Florian Lamçes dhe është dërguar për gjykim së bashku me Adriano Hajdarin. Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 korrik të vitit 2020 në qendër të qytetit në një lokal. Edhe pse Sanxhaktari dhe Hajdari pretendojnë se kanë qenë të dehur dhe nuk mbajnë mend asgjë nga ngjarja, ndaj  rëndon akuza për vrasje të kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë