Kosova

Kosova u kufizon të pavaksinuarve hyrjen në bare dhe restorante

Kosova u është bashkuar një sërë vendesh europiane duke u kufizuar të pavaksinuarve hyrjen në bare dhe restorante, duke filluar nga e hëna.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia paralajmëruar se nga java e ardhshme të gjithë personat që do të hyjnë brenda hapësirave të lokaleve duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit ose test PCR apo serologjik.

“Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 shtator të aplikohen masa kufizuese vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik. Shoqata e Gastronomeve është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim”, tha Viti.

Ai thotë se shpreson që do të ketë konsensus të subjekteve politike që situata e pandemisë të ndryshojë. Kosova ka po ashtu në fuqi orën policore dhe mbajtjen e maskave në ambientet e jashte dhe të brendshme.

Masat vijnë ndërkohë që numri i të infektuarëve në Kosovë ka ardhur duke u ulur. Megjtihatë, ajo që mbetet shqetësuese është numri i lartë i viktimave dhe të shtruarve në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë