Kosova

Erdogan pret Vuçiç në Stamboll dhe mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në një takim në Turqi homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç. Takimi u mbajt në Vilën Vahdettin në Stamboll dhe ishte i mbyllur për shtypin, raporton Anadoly Agency.

Ndërkohë, në përfundim të takimit, Vuçiç ka deklaruar për mediat serbe se kanë diskutuar për shumë çështje, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Po ashtu, në fokus të bisedës me dy liderëve, ka qenë edhe Kosova, ku presidenti turk ka shprehur hapur mbështetjen për Kosovën, madje ka nisur edhe fushatë ndërkombëtare për njohje të saj.

“Presidenti turk përkrah dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe beson se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi”, – tha Vuçiç. Për nder të homologut të tij, Erdogan ka shtruar një drekë, ku kanë diskutuar “kokë më kokë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë