Kosova

Kurti: Nga 1 tetori arsimi i lartë në Kosovë do të jetë falas

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të premten se studimet universitarë në Kososvë do të jenë falas.

 Sipas kreut të qeverisë, që nga 1 tetori i këtij viti, në Kosovë do të hiqen pagesat për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelin Bachelor dhe Master, në universitetet publike në Kosovë.

Kurti theksoi se ky vendim vlen fllimisht për studentët e vitit akademik 2021/2022. Kryeministri tha po ashtu se do të lehtësime do të ketë edhe për studentët e Doktoratës.

“Nga një tetori i këtij viti duke filluar nga viti akademik 2021/2022, arsimi i lartë në Kosovë do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë për nivelin Bachelor dhe Master ndërsa ata të Doktoratës do të kenë lehtësime”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera, kryeministri Kurti tha se nga ky vendim do të përfitojnë edhe studentët e vendeve të rajonit.

“Besojmë që në këtë formë nxisim interesimin për studime të larta duke përmirësuar nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë sonë dhe duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor që është parakusht për zhvillim ekonomik e progres shoqëror.

Nga ky vendim do të përfitojnë të gjitha kategoritë e shoqërisë. Do të përfitojnë edhe studentët e vendeve të tjera e sidomos të atyre të rajonit që do të trajtohen si të gjithë studentët e tjerë”, ka thënë Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë