Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha është shprehur gjatë një ceremonie se nuk dihet ende sesi do të procedohet në vitin e ardhshëm akademik përsa i përket zhvillimit të mësimit.
Hoxha tha se rreth 75% e stafit në Universitetin e Tiranës është vaksinuar, dhe detyrimi për të bërë vaksinës nuk është i drejtë.
“Është e rëndësishme kryerja e vaksinës, por vaksinimi nuk ka pse të jetë i detyrueshëm”, tha Hoxha gjatë ceremonisë në nderim të një studenteje dhe dy pedagogëve që humbën jetën si pasojë e Covid.
Pedagogët, mësuesit, studentët dhe mjekët janë kategoria e parë që u përfshinë për vaksinimin me detyrim në vend me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Por paqartësia vijon si nga drejtuesit e universiteteve, ashtu edhe e një pjese të7 studentëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.