Kosova

Nuk ka shtyrje të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Partitë nuk bien dakord në Presidencë

Takimi i kryetarëve të partive me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani ka rezultuar në konkluzionin se zgjedhjet lokale nuk do të shtyhen. Këtë e komunikoi vetë Presidentja Osmani, pavarësisht se Vetëvendosja kishte kërkuar shtyrjen, por opozita nuk kishte qenë dakord. Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar në takim shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke paralajmëruar se Prishtina mund të përballet me një valë të re të virusit.

Ai ka thënë se qeveria nuk është dakort që zgjedhjet të mbahen sic ishin planifikuar më 17 tetor, por theksoi se nuk nuk do ta imponojë qëndrimin e saj.

“Nuk do të votohet njëherë por do të kemi edhe balotazh. Duke pasur parasysh të gjitha këto elemente do të jetë më mirë të respektohet vlerësimi i profesionistëve të IKSHPK-së”, ka thënë ai.

Liderët e partive politike bashkë me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani janë mbledhur në njw takim për të diskutuar lidhur me zgjedhjet lokale.

Megjithatë, partitë opozitare në Kosovë nuk po e mbështesin shtyrjen e tyre.

Që nga fillimi i gushtit, Kosova është përballur me rritje të rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID-19. Në dhjetë ditët e fundit janë regjistruar 246 viktima.

Por zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) thonë se janë kundër kësaj ideje, duke kërkuar shkurtimin e fushatës zgjedhore dhe kufizimin e tubimeve, por jo shtyrjen e votimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë