Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë humbur betejën me virusin e rëndë Covid-19 edhe 5 të infektuar, duke e çuar në 2548 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Sipas MSH, në këto 24 orë kanë rezultuar pozitivë 410 qytetarë nga 3499 testime, ndërsa janë shëruar 552 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 142,269.
Sa i përket situatës në spital, MSH thekson se “aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar”.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Në Tiranë janë regjistruar 147 raste, në Durrës39 raste, në Fier 29 raste, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Vlorë, 21 raste në Shkodër, 11 raste në Kukës, Bulqizë, Mallakastër, Sarandë, 8 raste në Lezhë, Kurbin, Kavajë, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Peqin, 5 raste në Delvinë, Berat, 4 raste në Krujë, Kamëz, 3 raste në Has, Rrogozhinë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh, 2 raste në Pukë, Elbasan, 1 rast në Fushë- Arrëz, Tropojë, Mirditë, Dibër, Mat, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Prrenjas.
Sipas ministrisë, ka 12,619 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.