Kosova

Kosova shtyn me dy javë nisjen e vitit të ri shkollor

Kosova ka vendosur të shtyjë nisjen e vitit të ri shkollor deri në 26 shtator, për shkak të përkeqësimit të pandemisë.
Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila tha se qeveria e Kosovës kishte vendosur të ndiqte rekomandimet e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Para vendimit, Ministrja tha ka njoftuar edhe të gjithë mësuesit.
“Ne shpresojmë që situata e pandemisë të stabilizohet dhe që viti i ri shkollor të fillojë pas dy javësh me prezencë fizike dhe jo online”,deklaroi ministrja.

Kosova ka regjistruar në 24orët e fundit 23 viktima dhe 424 raste të reja me koronavirus. Sipas autoriteteve, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosobë është mbi 17 mijë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë