Kosova

Kosova shënon 30 viktima nga Covid-19

Në Kosovë të premten janë regjistruar edhe 30 viktima nga koronavirusi i ri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, 17 nga viktimat ishin të gjinisë femrore dhe 13 të gjinisë mashkullore.

Njëmbëdhjetë viktima ishin të grupmoshës 70-79 vjeç, 7 i përkisnin grupmoshës 50-59 vjeç, gjashtë viktima në grupmoshën 60-69 vjeç. 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 685 raste të reja të të infektuarve.

Sipas të dhënave, që prej 13 marsit 2020 e deri më 9 shtator, Kosova ka regjistruar 155,995 raste me koronavirus dhe 2,758 viktima.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë