Kosova

Dy të vrarë në Pejë, njëri prej tyre është kandidati për kryetar komune i PDK-së

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në Pejë, ku nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të vrarë dy persona, ndërsa një tjetër është plagosur. Sipas raportimit nga mediet në Kosovë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, pranë shkollës Ekonomike “Ali Hadri”.

Një prej viktimave, gjithmonë duke iu referuar mediave kosovare, është Astrit Ademaj, kandidati për kryetar i komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës. Viktima tjetër mësohet se është zyrtari i kësaj partie, Blerand Kadriaj.

Në vendngjarje kanë shkuar organet kompetente, që po merren me këtë rast. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i personit që ka mbetur i plagosur. Një ngjarje shumë e rëndë, që ndodh para zgjedhjeve të 17 tetorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë