Kosova

28 të vdekur nga Covid-19 në 24 orë në Kosovë

Në Kosovë u konfirmuan 24 orët e fundit edhe 28 viktima nga koronavirusi, duke shënuar një bilanc tragjik për të disatën herë radhazi.

Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i përgjithshëm i viktimave në shtatë ditët e fundit ka arritur në 181.

Ministria njoftoi se të martën u regjistruan edhe 920 raste të reja, pas testimit të 10,321 mostrave.

Shndërruar në përqindje i bie që rreth 9 për qind e të testuarve të kenë dalë pozitivë.

Numri total i rasteve pozitive në shtatë ditët e fundit është 8,901. Në 24 orët e fundit u shëruan 1,698 pacientë, ndërsa raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 24,484.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë