Aleks ose Leksi Vulaj, i arrestuar pak ditë më parë në rrugën Tamarë-Hani i Hotit në Shkodër me qëllim ekstradimi drejt SHBA-ve, është lënë në burg nga Gjykata Penale e Tiranës.
Ai do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit për 40 ditë derisa në gjykatat shqiptare të mbërrijnë dokumentet për ekstradim.
Vulaj rezulton se ishte shpallur në kërkim për shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në Miçigan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dyshohet se Vulaj drejtonte shpërndarjen e drogës në Miçigan.
Ndonëse kishte një vendim gjyqësor nga drejtësia amerikane, ai qëndronte në Mal të Zi dhe lëvizte krejt lirshëm për të hyrë në Shqipëri.
Policia kishte marrë informacione nga zyra e DEA-s në Athinë në lidhje me vendndodhjen e 41-vjeçarit dhe pas dy muajsh vëzhgim është vënë në pranga.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




