Shendet

Varianti “Mu”/ Ekspertët të shqetësuar për shkak të kombinimit të mutacioneve

Një variant i ri i koronavirusit, i zbuluar për herë të parë nga Organizata Botërore e Shëndetit në janar 2021, është caktuar si një variant me interes. Varianti, B.1.621 ose Mu është varianti i pestë me interes i Covid-19. Ai u identifikua për herë të parë në Kolumbi në fillim të vitit 2021, por rastet janë regjistruar që atëherë në pjesë të tjera të Amerikës së Jugut dhe në të gjithë Evropën. Në korrik 2021, Shëndeti Publik në Angli (PHE) e shpalli variantin Mu një variant nën hetim. Në atë kohë, varianti Mu llogaritej me 16 raste, të gjitha të lidhura me udhëtimet jashtë shtetit. Në korrik, PHE tha se nuk kishte prova që tregonin se i bëri vaksinat më pak efektive ose shkakton sëmundje më të rënda, por OBSH tha sot në buletinin e saj javor se mund të ishte më rezistente ndaj vaksinave, por se do të duheshin më shumë studime për të ekzaminuar kjo më tej.
“Që nga identifikimi i tij i parë në Kolumbi në janar 2021, ka pasur disa raporte sporadike të rasteve të variantit Mu dhe disa shpërthime më të mëdha janë raportuar nga vende të tjera në Amerikën e Jugut dhe në Evropë. Megjithëse mbizotërimi global i variantit Mu në rastet e radhitura ka rënë dhe aktualisht është nën 0.1 përqind, prevalenca në Kolumbi (39 përqind) dhe Ekuador (13 përqind) është rritur vazhdimisht,” thanë ekspertët e PHE.
Aktualisht ekzistojnë katër variante shqetësuese të koronavirusit, siç konsiderohen nga OBSH, me variantin Alpha në 193 vende, Beta në 141, Gamma në 91 dhe Delta në 170 vende, ndërsa Mu është varianti i pestë i interesit.
Shkencëtarët dhe zyrtarët e shëndetit publik janë veçanërisht të shqetësuar dhe po kërkojnë informacione nëse varianti Mu është më i transmetueshëm, apo shkakton sëmundje më serioze, sesa varianti Delta që është dominues në pjesën më të madhe të botës. Në Mbretërinë e Bashkuar janë konfirmuar 32 raste të variantit Mu dhe nga modeli i infeksioneve tregohet se ka nxitur rastet e shumta. Një raport i Shëndetit Publik në Angli (PHE) në korrik tha se shumica e tyre u gjetën në Londër dhe tek njerëzit rreth 20 vjec. Disa nga ata që testuan pozitivisht për Mu kishin marrë një ose dy doza të vaksinës Covid-19.
Varianti Mu u shtua në listën e varianteve të PHE nën hetim në korrik dhe eksperytët do ta monitorojnëë sjelljen e tij. Sipas ekspertëve deri më tani nuk është aq alarmues sa Alpha dhe Delta, të cilat klasifikohen si variante më serioze shqetësuese, kryesisht për shkak të transmetueshmërisë së tyre të shtuar, por edhe shqetësimeve për shmangien e mbrojtjes imune. Një vlerësim i rrezikut të variantit Mu të lëshuar nga PHE në gusht theksoi punën laboratorike që tregon se varianti është të paktën po aq rezistent sa varianti Beta ndaj imunitetit që vjen nga vaksinimi. Por nevojiten më shumë dëshmi nga studimet e tjera laboratorike dhe rastet e variantit në botën reale. Se sa kërcënues është varianti ende duket e pasigurtë por fakti se rastet po rriten ndjeshëm në javët dhe muajt e ardhshëm, duket që ka një përhapje të shpejtë. Një pjesë e shqetësimit për Mu vjen nga mutacionet e veçanta që mbart. Një ndryshim gjenetik, mutacioni P681H, gjendet në variantin Alfa të zbuluar për herë të parë në Kent dhe është lidhur me transmetimin më të shpejtë. Mutacionet e tjera, përfshirë E484K dhe K417N, mund të ndihmojnë virusin të shmangë mbrojtjen e imunitetit.

Burimi: The Independent, The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë