Shqipëria i ka dhënë përkohësisht Kosovës kamerat regjistruese dhe monitoruese për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Marrëveshja është nënshkruar mes KQZ-ve të dy vendeve. Janë 50 kamera që Kosova i huazon në kuadër të kësaj marrëveshjeje dhe do t’i përdorë në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.
Sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, përdorimi i kamerave në qendrat e votimit dhe vendet e numërimit të votave në zgjedhjet e 25 prillit ishin garanci e shtuar ndërsa homologu Radoniqi theksoi se përdorimi i këtyre pajisjeve do të ruajë integritetin e zgjedhjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




