Sociale

Protokolli i MSH për rihapjen e shkollave: Nxënës me maska dhe mësues të vaksinuar

Edhe këtë vit, nxënësit e arsimit parauniversitar do të jenë me orare fikse, distancë 1.5m, lëvizje të kufizuar dhe prezencë të maskës në të gjitha ambjentet brenda shkollës që do t'i respektojnë deri në përfundim të vitit shkollor në vitin 2022.  Të gjtha këto për të minimizuar rrezikun  e përhapjes së Covid-19 apo varianteve të tij.

Rregullat në protokollin e veçantë të MSH-së shërbejnë edhe për mësuesit. Ku ndër  më me rëndësi është konfirmimi i vaksinimit ose kryerja e këtij procesi deri në fund të shtatorit. Ditën e djeshme, Komittei Teknik i Ekspertëve njoftoi se mësuesit janë një ndër kategoritë që tashmë e kanë të detyruar vaksinimin.

Zyrtarisht viti shkollor parauniversitar do të hapet më 27 shtator, ndërsa për shkollën e lartë nuk ka ende një njoftim zyrtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë