Inflacioni në zonën e euros u rrit gjatë gushtit në nivelin më të lartë të 10 viteve të fundit. Çmimet e konsumit u rritën me 3% këtë muaj krahasuar me një vit më parë.
Kjo ndodhi pasi Gjermania raportoi të hënën çmimet e saj më të larta të konsumit që nga viti 2008, me një normë inflacioni total prej 3.4% në gusht. Franca gjithashtu raportoi normën e saj më të lartë të inflacionit në gati tre vjet ditën e 31 gushtit.
Banka Qendrore Europiane do të mblidhet me 9 shtator dhe pritet që të heqë stimujt e vednosur që me nisjen e pandemisë në Europë.
Guvernatorët e bankave qendrore të vendeve europiane janë të ndarë, ku disa mendojnë se stimujt duhen tërhequr ndërsa të tjerë mendojnë për kujdes ndaj impulsitivitetit.
Disa anëtarë të BQE-së besojnë se qëndrimi i bankës po nënvlerëson rrezikun e një inflacioni më të lartë.
Numrat më të lartë të inflacionit të 31 gushtit, ka të ngjarë të bëjnë presion mbi bankierët qendrorë të eurozonës, veçanërisht kur kombinohen me komentet nga Banka Federale në Shtetet e Bashkuara, e cila po shqyrton heqjen e stimulit para fundit të vitit.
Qëllimi i BQE -së është të arrijë inflacion total prej 2% në periudhën afatmesme. Parashikimet e saj aktualisht po parashikojnë një rritje të inflacionit këtë vit në 1.9%, për shkak të asaj që ata e përshkruajnë si faktorë të përkohshëm, para se të binin në 1.5% dhe 1.4% në 2022 dhe 2023, respektivisht.
Burimi: CNBC/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje