Kosova

SHBA i dhuron Kosovës 55 automjete ushtarake

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Kosovës 55 automjete ushtarake. Duke pritur armatimet, presidentja e vendit, Vjosa Osmani shprehu mirënjohjen e saj ndaj presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ushtrisë amerikane si dhe popullit amerikan.

Presidentja Osmani tha se SHBA-ja po kujdeset që Kosova të zhvillojë kapacitetet e saj ushtarake.

“Dua që t’i shpreh mirënjohjen e thellë të qytetarëve të Republikës së Kosovës presidentit të Shteteve të Bashkuara, presidentit Biden, ambasadorit Kosnett, gjithë qeverisë amerikane, në veçanti ushtrisë së SHBA-së, por mbi të gjitha popullit amerikan, i cili po kujdeset që Kosova të zhvillojë kapacitetet e saj ndërvepruese ushtarake krahas zhvillimit të jetës demokratike dhe funksionimit të mirëfilltë të institucioneve të vendit”, tha Osmani.

Osmani tha automjetet e reja u rezistojnë predhave dhe se janë të ndërtuara për terrene të vështira. Presidentja deklaroi po ashtu se shpreson që Kosova të sigurojë së shpejti edhe helikopterë.

“Shpresoj që faza e ardhshme të përfshijë edhe helikopterët, të cilët do të shërbejnë edhe për të shpëtuar jetë njerëzish në raste emergjencash dhe katastrofash natyrore”, tha Osmani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë