Kosova

Rekord vdekjesh në Kosovë nga Covid, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë

Autoritetet në Kosovë raportuan të dielën për 36 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Ky është numri më i lartë i viktimave, që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 2020.

Sipas raportit ditor në 24 orët paraprake janë regjistruar 1.630 raste të reja. Rastet e reja dalin pas testimit të 11.458 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 816 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 113.699. Raste aktive me koronaviurs janë 26.575.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë