Kosova

Edhe Kosova shtyn nisjen e vitit shkollor

Pas Shqipërisë, edhe Kosova ka vendosur të shtyjë nisjen e shkollës për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.

Viti i ri shkollor 2020/2021 do të shtyhet për datën 13 shtator, tha kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, pas takimit me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Fillimi i vitit të ri shkollor në Kosovë pritej të niste më 1 shtator.

“Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në vend dhe rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, sidomos te moshat 0-19 vjeç, Qeveria do marrë vendim për shtyrje të fillimit të vitit të ri shkollor”, tha Ibrahimi për Radion Evropa e Lirë.

Në lidhje më masat e paralajmëruara, Ibrahimi tregoi se përfaqësues të komunave kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të shtohen inspektimet në nivel komunal dhe të ketë më shumë qendra të vaksinimit.

Masat e paralajmëruara janë vendosja e orës policore nga 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit dhe shkurtimi i orarit të punës për restorantet deri në iorë21:30 duke funksionuar vetëm me hapësirat e jashtme. Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare, kurse sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë