Kosova

Situatë kritike në Kosovë, rekord viktimash dhe infektimesh në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar këtë të enjte 18 viktima nga koronavirusi. Sipas autoriteteve shëndetësore, u konfirmuan edhe 2.295 raste të reja me Covid 19 nga 12.406 testime të kryera gjithsej në laboratorët publikë dhe privatë.

Deri tani, raportohet për 995 pacientë të infektuar të shtruar në spitalet e Kosovës., ndërsa sëmundjen e kanë mposhtur edhe 1.183 persona. Ndërkohë, në të gjithë vendin janë regjistruar 24.939 raste që nga nisja e pandemisë.

Sipas njoftimit, 37 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 935 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Mjekët bëjnë thirrje për vaksinim pasi, sipas tyre, që prej nisjes së fushatës së imunizimit, asnjë person i vaksinuar në Kosovë nuk ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

Deri më 26 gusht, Kosova ka administruar 747,898 mijë vaksina. Kurse të vaksinuar plotësisht janë 256.235 mijë persona. Një person konsiderohet i imunizuar plotësisht, 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë