Sociale

COVID-19/ 3 humbje jete, mes tyre një 20-vjeçar dhe 844 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë kryer 7725 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 844 qytetarë, në këto bashki:

246 raste në Tiranë, 119 në Shkodër, 41 në Durrës, 37 në Vlorë, 35 në Lezhë, nga 29 raste në Kavajë, Krujë, 26 në Sarandë, nga 23 raste në Vau i Dejës, Fier, 21 në Elbasan, nga 20 raste në Berat, Kamëz, 19 në Kurbin, nga 18 raste në Malësi e Madhe, Lushnje, 11 në Kukës, 10 në Kuçovë, 8 në Gramsh, 6 në Vorë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Divjakë, Gjirokastër, Pogradec, Peqin, nga 4 raste në Librazhd, Belsh, Kolonjë, Korçë, Selenicë, nga 3 raste në Shijak, Dibër, Patos, Himarë, Maliq, Cerrik, nga 2 raste në Poliçan, Dimal, Devoll, Këlcyrë, Libohovë, Mallakastër, Mat, Has, nga 1 rast në Mirditë, Klos, Delvinë, Përmet, Memaliaj, Skrapar.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre qytetarë: një qytetar 20 vjeç nga Korça me sëmundje bashkëshoqëruese, një qytetar 69 vjeç nga Shkodra dhe një qytetar 81 vjeç nga Vlora.

Aktualisht janë 7070 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë.

Janë shëruar 204 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,812 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (25 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         844

Të shëruar në 24 orë       204

Të shtruar në spitale       91

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 7725

Testime totale            1,013,266

Raste pozitive             141,365

Raste të shëruara         131,812

Raste Aktive                    7070

Humbje jete                     2,483

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             2687

Shkodër          1215

Vlorë               640

Fier                  551

Durrës             477

Lezhë              367

Elbasan           332

Berat               269

Gjirokastër       198

Korçë               156

Kukës              102

Dibër                 76


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë