Për 18-vjeçaren nga Ferizaj, Marigona Osmani, e cila vdiq si pasojë e dhunës nga bashkëshorti i saj nuk ka ende një raport të autopsisë, por një çertifikatë paraprake që i është dorëzuar familjes të së ndjerës tregon detaje tronditëse për dhunën e ushtruar nga personi kryesor i dyshuar Dardan Krivaqa.
Nazlije Balaj, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë, tha se vrasja e 18-vjeçares erdhi si pasojë e politraumës. Por çka nënkupton politrauma?
”Nuk ka ende raport të autopsisë, por ka çertifikatë të autopsisë. Sepse raporti i autopsisë përmbyllet kur të mbyllen të gjitha analizat laboratorike… Është një rast shumë i rëndë. Ka të bëjë me thyerje të gjymtyrëve, shkurt shqip, një lloj dhune e përdorur që e ka shkaktuar edhe vdekjen e saj, mirëpo raporti i autopsisë do ta tregojë qartë dhe saktë, shkakun e vdekjes, kohën e vdekjes, mjetet të cilat janë përdorë për vdekje… E ndjera ka vdekur 24 orë përpara para se të dërgohej nga të dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajt”
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, këtë të mërkurë ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj ndaj Dardan Krivaqës. Ky i fundit në bashkëpunim me Arbër Sejdiun dyshohen se kanë vrarë 18-vjeçaren Marigona Osmani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




