Drejtësia

Mbetet në burg efektivi i RENEA-s që trafikonte drogë në Tiranë

Efektivi i RENEA-s, Real Luli, i akuzuar për shpërndarje të kokainës në disa zona të Tiranës, është lënë në burg. Ndërsa për Gertjan Harapin dhe Ergi Salën, të dyshuar si bashkëpunëtorë të tij, gjykata vendosi t’i hetojë në gjendje të lirë.

Përveç tyre, në paraburgim janë edhe dy persona të tjerë të arrestuar gjatë operacionitJurgen Luli dhe Gevi Spaho. Real Luli, 27 vjeç, arrestua në një operacion të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave dhe Prokurorisë së Tiranës tre ditë më parë, ndërsa akuzohet si koka e grupit. Mësohet se agjentët kishin disa muaj që e mbanin në vezhgim.

Nga kontrolli i realizuar në  ambiente dhe banesat që dispononin të arrestuarit u gjetën dhe sekuestruan sasi kokaine, kanabisi të ambalazhuar, "ekstazy", fara të dyshuara për kultivimin e bimëve narkotike, 7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike,  11,890 euro, 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK, fishekë, 1 automjet tip Benz, 7 aparate celularë etj.

Nga hetimet e ka rezultuar se këta persona, shpërndanin lëndë narkotike kryesisht kokainë në zonën e Kombinatit, Yzberishtit, “Misto Mame” dhe ish-parkut të autobusëve në kryeqytet. Baza e shpërndarjes së lëndëve narkotike ishte në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë