Kosova

Në Kosovë 17 qytetarë humbin jetën nga COVID-19

Situata epidemiologjike në Kosovë nuk paraqitet e qetë dhe këtë e dëshmojnë shifrat e bëra publike në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë thotë se 17 qytetarë kanë ndërruar jetë dhe 1067 të tjerë janë konfirmuar pozitivë më coronavirus.

Po ashtu në orët e fundit është rritur numri i të shëruarve, duke e çuar këtë shifër në mbi 107 mijë, që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në të gjithë Kosovën numërohen mbi 20 mijë raste aktive. Pavarësisht këtyre treguesve, Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës një ditë më parë tha se kanë arritur të frenojnë vrullin e infeksionit të variantit “Delta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë