Sociale

Asnjë viktimë dhe 397 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 397 raste të reja me COVID nga 4029 testime të kryera në total. Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Aktualisht janë 5792 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 84 pacientë. Janë shëruar 178 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,451 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki:  88 raste në Tiranë, 44 në Durrës, 42 në Vlorë, 38 në Shkodër, 23 në Kavajë, 18 në Fier, 16 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, nga 11 raste në Korçë, Divjakë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, 9 në Krujë, 8 në Lushnje, 7 në Sarandë, 6 në Rrogozhinë, nga 5 raste në Përmet, Librazhd, nga 4 raste në Peqin, Kamëz, Vau i Dejës, nga 3 raste në Tropojë, Kurbin, Dibër, nga 2 raste në Gramsh, Tepelenë, Mat, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Këlcyrë, Poliçan.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç", njofton ministria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë