Sektori i turizmit këtë verë duket se po rimëkëmbet nga efektet negative të shkaktuara nga pandemia.
Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin korrik u futën në vend 1.158.962 shtetas të huaj, numër tre herë më i lartë se korrikun e vitit të kaluar, ndërsa 1.5% më i ulët se në korrikun e vitit 2019.
Gjatë muajit korrik hynë në vend 521.265 shtetas nga Kosova , 16 % më shumë se në vitin 2019. Flukset nga Kosova zunë 45% të të gjithë shtetasve të huaj që vizituan vendin tonë në korrik, nga 38% në të njëjtën periudhë të 2019.

Për periudhën 7 -mujore hynë gjithsej në vendin tonë 2.846.881 shtetas të huaj. Ky numër ishte 154% më i lartë se në vitin 2020 për të njëjtën periudhe dhe 19 përqind me rënie në raport me janar-korrik, 2019.
Hyrjet nga Maqedonia shënuan rritje me 6% në krahasim me vitin 2019.
Turistët polakë kanë nisur të rikthehen por numri i tyre ishte 16 % më i ulët se në muajin korrik 2019.
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit korrik 2021, janë 1.459.462 duke shënuar një rritje me 2.7 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por 30% më të ulta se në vitin 2019.
Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit korrik 2021, janë 475.896 ku në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, ky numër është rritur me 1.9 herë.
Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit korrik, janë 983.566.

Krahasuar me korrik 2020, ky numër është rritur me 3.3 herë.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë shtatë-mujorit të 2021, është 2.179.019, tregues i cili është rritur me 34.0 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje