Sociale

Shtohen pacientët në spitalin Covid 1/ Një i vdekur, 534 raste të reja në 24 orët e fundit

Përgjatë 24 orëve të fundit është shënuar një viktimë nga Covid-19. Ka ndërruar jetë një qytetar 65 vjeç nga Vlora dhe janë kryer 4262 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 534 qytetarë, në këto bashki:

177 raste në Tiranë, 49 në Shkodër, 39 në Vlorë, 24 në Lezhë, 21 në Sarandë, nga 17 raste në Pogradec, Krujë, nga 15 raste në Elbasan, Fier, 12 në Vau i Dejës, nga 11 raste në Malësi e Madhe, Lushnje, 10 në Durrës, nga 9 raste në Kamëz, Berat, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, nga 7 raste në Gjirokastër, Kolonjë, nga 6 raste në Mat, Divjakë, Korçë, Gramsh, nga 5 raste në Dimal, Kukës, nga 4 raste në Has, Shijak, Mallakastër, nga 3 raste në Pukë, Dibër, Memaliaj, nga 2 raste në Kuçovë, Përmet, nga 1 rast në Tropojë, Mirditë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Tepelenë, Devoll, Skrapar, Poliçan, Cerrik.

"Aktualisht janë 5573 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 81 pacientë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë.
Janë shëruar 89 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,273 që nga fillimi i epidemisë. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             2138
Shkodër          911
Vlorë               531
Fier                  464
Durrës             328
Elbasan           267
Lezhë              261
Berat               195
Gjirokastër       168
Korçë               135
Kukës              101
Dibër                 74


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë