Sociale

477 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, shënohen dhe 3 viktima

Vendi ynë vijon të shënojë shifra në rritje nga COVID-19. Edhe këtë të mërkurë ka pasur 477 raste dhe 3 humbje jete.
Ministria thotë se Tirana ka pasur 174 raste të reja, ndjekur nga Shkodra me 46, Saranda me 20, Elbasani me 19 e Berati 17.
Po ashtu 67 pacientë janë shëruar.
Në spitalin infektiv ndërkohë po trajtohen 56 pacientë.
Ndër të tjera, Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
“Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç”, thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë.

Statistika (18 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 477
Të shëruar në 24 orë 67
Të shtruar në spitale 56
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 7733

Testime totale 972,870
Raste pozitive 137,075
Raste të shëruara 130,822
Raste Aktive 3,782
Humbje jete 2,471

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1405
Shkodër 588
Fier 355
Vlorë 353
Durrës 209
Elbasan 208
Lezhë 196
Gjirokastër 136
Berat 126
Kukës 80
Korçë 79
Dibër 47


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë