Qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore, gjatë udhëtimit të tyre për në Kosovë dhe kthimit për në vendet ku jetojnë, po ballafaqohen me radhë të gjata në pikat kufitare.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë njofton se pritjet në disa pikëkalime kufitare sidomos në dalje, po zgjasin.
Gjatë së shtunës dhe të dielës në mëngjes është raportuar nga dy deri në shtatë orë pritje.
Pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdarë, Dheu i Bardhë, Mutivodë dhe Jarinje.
Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare, ndodhin çdo vit gjatë sezonit të verës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




