Qeveria e Kosovës synon të zgjerojë me 8 mijë anëtarë të rinj Forcën e Sigurisë, ku pesë mijë do të jenë pjesëtarë shtesë aktivë dhe tre mijë të tjerë rezervistë.
Plani është komunikuar nga kreu i Departamentit të Operacioneve në FSK, Ejup Maqedonci.
“FSK-ja është në zhvillim e sipër dhe rekrutojmë çdo vjet pjesëtarë të ri. Synimi kryesor do të jetë që ne të arrijmë bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të kemi numrin 5000 aktiv dhe 3000 rezervë dhe ky proces është duke shkuar bazuar në planin gjithëpërfshirës”, tha Maqedonci në një intervistë dhënë për “Ekonomia Online”.
Sa i përket mbështetjes ushtarake për autoritet civile, Maqedonci tha se në kuadër të gardës kombëtare të FSK-së kanë kapacitete të cilat janë të trajnuara dhe të gatshme për të zhvilluar operacione të kërkim shpëtimit.
“Ne kemi filluar procesin e vaksinimit qysh muaj më parë dhe pjesa më e madhe e pjesëtarëve të FSK-së është vaksinuar dhe nuk kemi ndonjë problem deri më tani në gjendje të rëndë”, tha ai.
Forca e sigurisë së Kosovës në kuadër të misionit të saj realizon tri detyra kryesore është mbrojtja e territorit që është mision primar i FSK-së, është mbështetja ushtarake për autoritete civile që nënkupton operacionet që zhvillojmë të kërkim shpëtimit dhe materieve të rrezikshme, operacionet e zjarrfikjes dhe operacionet ndërkombëtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




