Sociale

Fillon aplikimi me detyrim i çerfifikatës së vaksinimit, Shkolla e Magjistraturës e para

Shkolla e Magjistraturës është institucioni i parë në vend që do të aplikojë me detyrim çertifikatën e vaksinimit edhe pse nuk ka ende një vendim zyrtar nga autoritetet shëndetësore nëse duhet aplikuar apo jo.   

Shkolla e Magjistraturës ka vendosur si kusht për magjistratët e rinj që të marrin masa dhe të kryejnë vaksinimin kundër COVID-19, në të kundërt nuk do të ndjekin mësimin në auditor si gjithe te tjeret, por online.

“Njoftohen të gjithë kandidatët për magjistratë që studiojnë në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2021-2022, (viti i parë dhe viti i dytë i studimit), që për të siguruar mbarëvajtjen e programit të trajnimit fillestar përmes mësimit në auditor, të marrin masat e nevojshme për të kryer vaksinat anti-Covid.

Çdo kandidat të depozitojë elektronikisht në sekretarinë mësimore vërtetimin zyrtar me qëllim që të jenë pjesëmarrës në trajnimin në auditor prej datës 4 Tetor 2021 e në vijim”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë