Kosova

Kosova dy viktima dhe 1,009 raste me koronavirus

Sikur të mos mjaftonte rritja e rasteve. Kosova ka regjistruar të enjten dy viktima si pasojë e infektimit me koronavirus.

Viktimat janë nga Suhareka dhe Vitia. Në 24 orët e fundit p o ashtu janë regjistruar edhe 1,009 raste të reja pas testimit të 6,784 mostrave.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 269 persona.

Autoritetet në Kosovë kanë njoftuar po ashtu se janë shëruar 82 pacientë,

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 112,653 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,276 kanë vdekur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë