Sociale

Rritje e lartë e rasteve të reja, 220 të infektuar

Shqipëria ka regjistruar sot një rritje të frikshme të rasteve të reja me COVID në vend, ku në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, 220 qytetarë, nga 69 që ishin një ditë më parë. Ky është bilanci që njofton Ministria e Shëndetësisë pas kryerjes së 5536 testimeve në mbarë vendin. Ndërkohë fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë qytetar.

Ministria e Shëndetësisë, njofton se aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërkohë që në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 33 pacientë. Sakaq janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,470 që nga fillimi i epidemisë. 

Sipas ministrisë, 67 raste janë zbuluar në Tiranë, 17 raste në Vlorë, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Sarandë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Lushnje, 8 raste Vau i Dejës, 5 raste  në Kukës, Durrës, Konispol, Gjirokastër, 4 raste në Kamëz, Tepelenë, 3 raste në Rrogozhinë, Mallakastër,  Pogradec, Berat, 2 raste  në Lezhë, Himarë, Kuçovë, 1 rast në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Kurbin, Krujë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Divjak, Përmet, Peqin, Gramsh, Prrenjas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë