Që nga fundi i marsit, kur nisi fushata e vaksinimit, në Kosovë janë vaksinuar 492170 qytetarë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga të vaksinuarit, 34% prej tyre kanë marrë dozën e dytë. Meshkujt përbëjnë numrin më të lartë të vaksinimit.
Sipas MSH-së, 53% e të vaksinuarve deri tani janë meshkuj, ndërsa 47% femra.
Mosha me numrin më të lartë të të vaksinuarve përbëhet nga personat 61-80 vjeç dhe deri tani janë vaksinuar 187718 persona të këtyre grup-moshave, të cilat edhe kishin prioritet të vaksinimit që nga ardhja e dozave të para.
Grup-moshat e dyta më të vaksinuara janë ata 41 deri në 60 vjeç, më pas vinë të rinjtë nga 21-40 vjeç, vazhdon me mbi 80 vjeç dhe të fundit janë ata nga 0-20 vjeç, ku nga këto grup-mosha janë vaksinuar 10121 persona.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




