Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar pasuritë e dy personave të arrestuar për drogë në Spanjë.
Nga hetimet e kryera është provuar se Arjan Ndoci alias Ardian (Ardjan) Noka alias Dritan Gradica dhe Julian Deblini (Bedlini) alias Julian Gjoka kanë kryer aktivitet kriminal të trafikimit të narkotikëve, nga i cili janë gjeneruar shuma të mëdha të ardhurash.
Arjan Ndoci alias Ardian (Ardjan) Noka alias Dritan Gradica dhe Julian Deblini (Bedlini) alias Julian Gjoka janë arrestuar në Spanjë duke trafikuar 788 kg lëndë narkotike, kokainë , ndërsa u janë sekuestruar edhe sekuestruar 1.250.000 euro cash nga autoritetet spanjolle të drejtësisë.
Ndërsa pasuritë e sekuestruara të ndodhura në Tiranë janë:
– 8 apartamente, me sipërfaqe totale 905 m2;
– 2 njësi shërbimi (lokale), me sipërfaqe totale 280 m2;
-4 garazhe, me sipërfaqe totale 60 m2;
Pasuri të luajtshme:
-3 automjete;
– 4. 645.700 lek në llogari bankare;
– 7. 435 euro në llogari bankare.
Ndërkohë në përfundim të hetimit Arjan Ndoci alias Ardian (Ardjan) Noka alias Dritan Gradica dhe Julian Deblini (Bedlini) alias Julian Gjoka janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”,“Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 186, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal dhe dosja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



