Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 qytetarë pozitivë me koronavirus. Mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3,762 testime, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë humbje jete.
Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 20 në Tiranë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Berat, Vlorë dhe Gramsh.
Aktualisht janë 433 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin dhe 20 pacientë po marrim trajtim të specializuar në Spitalin Infektiv.
Po ashtu, janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,256 që nga fillimi i epidemisë marsin e kaluar.
Statistika (02 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 25
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 20
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,762
Testime totale 906,676
Raste pozitive 133,146
Raste të shëruara 130,256
Raste Aktive 433
Humbje jete 2,457
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 169
Elbasan 59
Lezhë 35
Shkodër 33
Vlorë 32
Kukës 31
Fier 24
Berat 22
Korçë 12
Durrës 10
Gjirokastër 6
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.