Sociale

IShP: Pjesa e madhe e të infektuarve janë me variantin Delta

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se varianti indian po prek çdo moshë dhe krijuar vatra familjare, por problem mbeten perosnat pa simptoma të cilët janë më të shumtë në numër.
Shefja e laboratorit të virologjisë Iris Hasibra në një deklaratë për mediat ka thënë se në qarkullim tani predominon varianti indian.
Ajo shtoi se varianti Delta po konstatohet tashmë në çdo grupmoshë e në çdo vend ku bëhen testime.
Autoritetet e shëndetit publik thonë se ky variant bën forma të rënda te të pavaksinuarit, ndaj rritja e numrit të rasteve të reja me Delta mund të rezultojë fatal. hasibra ndërka ka apeluar që të gjithë të vaksinohen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë