Drejtësia

Abuzim me tenderat, KLSH padit në SPAK 5 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme

Këshilli i Lartë i Shtetit, ka kallëzuar në SPAK 5 funksionarë të Ministrisë së Brendshme pas një auditimi financiar në këtë institucion. Konkretisht bëhet fjalë për ndërtimin e godinave të komisariateve në Vlorë, Tiranë, Pogradec dhe Mirditë.

Si rezultat nga ky proces, kanë rezultuar mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cenuar barazinë e pjesëmarrësve dhe operatorëve ekonomikë në këtë procedurë.

KLSH argumenton se është konstatuar edhe një rritje e  paargumentuar e vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit me objekt “Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit”, ku përfshihen Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, Komisariati i Policisë Pogradec, Komisariati i Policisë Mirditë”,  thuhet në njoftimin për shtyp.

Në lidhje me këto shkelje, KLSH ka bërë padinë ndaj 5 zyrtarëve të këtij institucioni për veprën penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë