Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur të mërkurën në një takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger.
Mes tyre është diskutuar për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, ku Osmani ka shprehur falënderimin për mbështetjen pozitive gjermane ndaj liberalizimit të vizave.
Presidenca bën me dije se Osmani ka theksuar nevojën e thellimit të mëtejshëm të raporteve ndërmjet dy shteteve, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, diplomatik e kulturor.
Presidentja ka theksuar në takim, procesin e dialogut me Serbinë, ku është shprehur se duhet te jetë prioritet për Kosovën gjetja e të zhdukurve si dhe përmbyllja e procesit me njohje reciproke.
Po ashtu, Geber është shprehur se Gjermania është në favor të liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës. Gjithashtu ai ka deklaruar se Gjermania do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në fusha të ndryshme dhe se janë të gatshëm për thellim të mëtejshëm të bashkëpunimin bilateral mes dy shteteve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




