Kosova

BE: Dialogu me Kosovën, kyç për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, tha se dialogu midis Serbisë dhe Kosovës është element kyç për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Rundi i fundit i dialogut mund të ketë qenë më i vështiri nga të vështirët. Të dyja palët duhet t’i përkushtohen atij. Dialogu është një element kyç për stabilitetin rajonal dhe pranimin e Serbisë në BE. Ka interes të madh që dialogu të ketë sukses dhe BE-ja po bën të pamundurën për këtë”, tha Fabrizi për Radio-Televizionin e Serbisë.

Fabrizi tha se kushtet që Brukseli i ka vënë Serbisë për anëtarësim në BE, janë konstante dhe nuk ndryshojnë.

“Dihet se për çfarë bëhet fjalë – dialogu me Prishtinën, sundimi i ligjit, reformat ekonomike, prokurimi publik, subvencionet, ndihma shtetërore janë gjëra për të cilat duhet të punohet”.

Serbia ka hapur disa kapituj të negociatave për anëtarësim në BE.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë