Një pjesë e të mbijetuarve të aksidentit rrugor në Kroaci arritën mbrëmjen e e të martës në Kosovë. Të plagosurit u nisën nga aeroporti i Osijekut dhe mbërritën në Prishtinë rreth orës 22:00.
Ata u pritën nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, ndërsa u shoqëruan më pas nga familjarët e tyre.
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, tha në një konferencë për media se 15 të lënduar vazhdojnë trajtimin në spitalin e Sllavonski Brodit, ndërsa dy prej tyre, njëri në gjendje të rëndë, janë në njësi të kujdesit intensiv.
Ndërkohë që paraditen e sotme pritet që të mbërrijnë edhe trupat e viktimave të aksidentit të së dielës.
Dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën të dielën, kur autobusi me të cilin udhëtonin doli nga rruga në qytetin Sllavonski Brod të Kroacisë. Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




