Drejtësia

Gjykata e Lartë bëhet me 8 anëtarë, dekretohet Artur Kalaja

Artur Kalaja është emëruar gjyqtari më i ri i Gjykatës së Lartë nga radhët e sistemit gjyqësor. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të hënë propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

“Presidenti Meta, pasi shqyrtoi vendimmarrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimin e përcjell nga ky organ, së bashku me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur për kandidim, që prej datës 26.2.2020 ka vendosur që zoti Artula Kalaja të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Emri i Artur Kalajës iu dorëzuar Presidencës më datë 19 korrik.

Me emërimin e tij Gjykata e Lartë bëhet me 8 anëtarë, nga 19 anëtarë që duhet të ketë në total. Kjo Gjykatë duhet të zgjedhë edhe tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, për të cilën kuorumi kërkon të paktën 14 anëtarë në Gjykatën e Lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë