Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video ku paralajmëron një linjë të re autobusësh që do të lëvizin nëpër Tiranë nga fillimi i muajit Gusht.
“Me gjeneratën e re të transportit publik, autobusët hibridë elektrikë që do të hyjnë në shërbim për Tiranën e gjelbër e të pastër, ju uroj një të dielë të bukur
Në Gusht nis linja e madhe unazore 13.2km me 66 stacione”, shkruan ai
Linja e re e autobusëve të gjelbër “Go Green” u prezantua një ditë më parë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh se kjo është pjesë e një procesi për modernizimin e transportit publik në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.